Albanian Women Network - Rrjeti Global i Gruas Shqiptare

Search

Go to content

Te Rinjet Shqiptare ne Shkup

Lajme

Londėr, 14 Janar 2013


Diskriminimi i vazhdueshėm i Shqiptarėve, dhe veēanarisht tė rinjėve Shqiptarė nga forcat policore dhe huliganėt maqedonas

Drejtuar
Avokatit tė Popullit ne Maqedoni,
& pėr vemendjen e
Ambasadės Shqiptare, Shkup


Janė tė vazhdueshme kronikat mediatike qė Shqiptarėt dhe veēanarisht tė rinjėt Shqiptarė po abuzohen fizikisht nga policia dhe huliganėt maqedonas. Kjo ėshtė fatkeqėsi, dhe shtohet kur frekuenca e rasteve ėshtė vazhdimisht nė rritje.
Jo vetėm qė po bėhet diskriminim etnik, por po shkelen tė drejtat mė themelore, ato tė fėmijėve, pasi shumė nga tė abuzuarit janė tė mitur, fėmijė nėn moshėn 18 vjeēare.

Maqedonia ėshtė gati pėr tė hyrė nė Europė, por standartet e reflektuara ndaj Shqiptarėve, siē janė tė Drejtat Njerėzore, mungesa e tolerancė dhe problemet ekzistencės multi-etnike, tregojnė se ėshtė shumė larg standarteve te EU.
Historia ka treguar qė veprime tė tilla ēojnė nė tensione tė pashmangėshme etnike, tė cilat rrezikojnė qėndrueshmėrinė e paqes dhe qetėsisė nė Maqedoni.


Kėrkojmė nga ju si Avokat i Popullit tė ngrini kėtė ēėshtje qė Qeveria Maqedonase tė marrė masa shumė mė tė rrepta dhe dėnime tė rėnda pė raste tė tilla dhune ndaj Shqiptarėve.

Nėse vazhdojmė tė shohim raste tė tilla tė pėrsėritura, dhe vėrejmė qė nuk janė marrė masa nga ana juaj dhe e qeverisė Maqedonase per parandalimin e tyre, do tė lobojmė ne arenėn ndėrkombėtare kundėr kėtyre shkeljeve themelore tė drejtave njerėzore dhe mungesėn e seriozitetit tė Shtetit Maqedonas ndaj tė drejtave tė Njeriut dhe respektimit tė gjitha grupeve etnike.

Lida Rragami
Presidente e Rrjetit Global tė Gruas Shqiptare
(Rrjeti Global I Rinisė Shqiptare ėshtė departament i Rrjetit tė Gruas)


Faqja Kryesore | Rreth AWN | Projektete e AWN | Harta e AWN | 8 Kongrese - 8 Muaj | Prezantime ne Kongrese | Lajme | AWN ne Media | Antarsim | Kontakto | Foto | Site Map


Back to content | Back to main menu