Albanian Women Network - Rrjeti Global i Gruas Shqiptare

Search

Go to content

Lugina e Presheves - Leter

Lajme


Londėr, 7 Janar 2013



Tensionet etnike dhe tė Drejtat Njerėzore tė Shqiptarėve nė Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė.

Drejtuar Qeverisė Serbe,
& pėr vemendjen e:

Ambasadave Shqiptare dhe Britanike nė Beograd; Ambasadave Shqiptare (Kosovė, Shqipėri) dhe asaj Serbe nė Londėr; Ambasada Serbe nė Tiranė, Ambasada Shqiptare, Shkup; “Friends of South Serbia”;
Qeverive tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Kosovės
Katherine Ashton, Bruksel



Duke konsideruar situatėn aktuale dhe presionin nėn tė cilin janė Shqiptarėt nė Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė, ne (Rjeti Global i Gruas, Rinisė dhe Diasporės Mbarėshqiptare), ndjejmė pergjegjėsinė dhe detyrimin tonė moral, Kombėtar & Njerėzor, tė shprehim shqetėsimin tonė tė papėrmasa dhe tė dėnojmė veprimet e Qeverisė dhe Policisė Serbe kundėr Shqiptarėve nė kėtė zonė.


Disa nga arsyet qė na detyruan tė shkruajmė kėtė letėr, janė tė listuara mė poshtė:

(1) Ngjarjet e javėve tė fundit:

  • Para pak javėsh vandalizuat Flamurin Shqiptarė nė varrezat e tė rėnėve tė UĒPMB-sė. Kjo ėshtė shkelje flagrante e tė drejtave mė themelore humane dhe tė bashkėjetesės multi-etnike. JU LUTEMI, lini tė rėnėt tanė tė prehen tashmė nė paqe – keni bėrė mjaft!
  • Keni caktuar datėn 17 Janar pėr tė rrėzuar Lapidarin pėrkujtimor tė luftės sė UĒPMB-sė, vendosur nė Preshevė. Shpresojmė qė as tė mos e tentoni njė veprim tė tillė – do ti hidhni zjarrit benzinė, shpresojmė tė mos jetė ky qėllimi juaj!


(2) Pėr shumė e shumė vite :

  • Kemi anketuar dhe obzervuar, duke qėnė tė pranishėm fizikisht nė Luginėn e Preshevės, nivelin e abuzimit tė drejtave Njerėzore dhe kushtet dramatike ekonomike me tė cilat Shqiptarėt po perballen nė Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė - tragjike!
  • Fėmijėt Shqiptarė janė tė frikėsuar nė rrugėt e vendit tė tyre, dhe ndjehen tė kėrcėnuar nga prania e vazhdueshme dhe e panevojshme e kamionave me ushtarė dhe patrullat e forcave speciale nė rrugė. Kjo duhet tė NDALOJĖ. Nuk kanė bėrė asgje tė pėrjetojnė kėtė – vuajnė pasi janė Shqiptarė nė trojet e tyre Etnike!!!
  • Bujanoci dhe Medvegja (njėsoj siē ishtė Kosova, ndėrkohė nėn administrimin Serb, para pavarėsisė) janė zonat mė tė varfėra nė rajon.


Tė drejtat e Shqiptarėve nė kėtė zonė janė shumė tė abuzuara, ēuditėrisht tė abuzuara nga njė shtet qė pretendon tė ketė standarte tė larta pėr tu futur nė familjen e bashkuar Europiane, nga i cili kėrkohet tolerance, respekt pėr tė tjerėt dhe bashkėjetesė multi-etnike, dhe mbi tė gjitha mbrojtja e tė Drejtave Njerėzore.

E gjithė kjo nxjerr nė pah pyetjen –
A janė kėto teknika, mbase, tė projektuara me kujdes pėr tė krijuar spastrim Etnik tė Shqiptarėve nga Trojet e tyre, njėsoj si tentativat e viteve ’90 nė Kosovė?

Shpresojmė qė jo!


Kombi Shqiptarė ka dhėnė prova ndėr shekuj, bile dhe nė ditėt mė tė errėta kombėtarė qė nga 1913, kur tragjikisht u ‘copėtuam’ mes fqinjėve tanė, qė jemi Komb paqėsor, energjik dhe tolerant. Sot kemi popullsinė mė tė re nė Europė dhe synojmė tė punojmė me tė gjithė fqinjėt tanė nė rajon pėr paqe dhe prosperitet.

Energjia, potenciali dhe mosha jonė e re nuk duhen parė si kėrcėnim nga fqinjėt tanė, pa ashtu nė tė njėjtėn mėnyrė, parashikojmė qė ēdokush nė rajon tė sillet me standarte dhe pajtueshmėri me regullat e bashkėjetesės multi-etnike.

Qė tė ndėrtojmė njė Ballkan Perendimor paqėsor dhe prosperues pėr gjenerata e reja, si dhe tė ndėrtojmė fqinjėsi tė mire bazuar nė respekt tė ndėrsjelltė, kėrkojmė njerėzishėm:

  • Largimin e menjėhershėm tė ushtrisė Serbe nga rrugėt e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės; e menjėhershėm tė forcave speciale policore nė rrugėt e kėtij rajoni;
  • bėjmė thirrje tė MOS prekni Lapidarin e UĒPMB-sė nė Preshevė, dhe tė MOS vandalizoni here tjetėr Flamurin tonė – ėshtė KRENARIA jonė Kombėtare;
  • bėjmė thirrje tė rrisni investimet nė Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė, qė Shqiptarėt tė mos detyrohen tė lėnė trojet e tyre nga kushtet e rėnda ekonomike. Nėse bėni vetėm atė qė po bėn Qeveria e Kosovės me pakicat Etnike Serbe nė Kosovė, do jėtė fillim i mbarė pėr ju.


Kėto kėrkesa janė supreme dhe kushte themelore pėr njė rajon paqėsor.

Shqiptarėt nė Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė nuk janė vetėm, por kanė mbėshtetjen dhe zėrin e Rrjetit Global Mbarėkombėtarė tė Rinisė Shqiptare, Rrjetit Global Mbarėkombėtarė tė Gruas Shqiptare dhe Diasporėn Mbarėshqiptare. Kjo ėshtė shtesė e mbėshtetjes qė japing Qeveritė e Shqipėrisė dhe Kosovės.

Shpresojmė qė ti shikoni me seriozitet dhe ti pranoni kėrkesat tona, tė mbėshtetura nga implementime tė sukseshme tė planeve tuaja konkrete pėr zgjidhje.
Shpresojmė, gjithashtu, qė sėbashku tė jemi nė gjendje tė sigurojme dhe tė sjellim paqe dhe prosperitet pėr tė ardhmen e gjeneratave tona dhe tuajat nė Ballkanin Perendimor.

Ju lutemi vini re, qė ky ėshtė hapi ynė i pare pėr tė ndėrhyrė. Nėse nuk merren masa positive tė menjėhershme nga ana juaj, hapi ynė i mėtejshėm do jetė Brukseli, organizata Internacionale pėr mbrojtjen e tė Drejtave Njerėzore, dhe nė qytete tė tjera kryesore nė botėn e zhvilluar perendimore.


Lida Rragami

Presidente e Rrjetit Global Mbarėkombėtarė tė Rinisė dhe Gruas Shqiptare
Nė emėr tė: Rrjetit Global tė Rinisė Shqiptare; Rrjetit Global tė Gruas Shqiptare; dhe Diasporės Mbarėshqiptare.

Faqja Kryesore | Rreth AWN | Projektete e AWN | Harta e AWN | 8 Kongrese - 8 Muaj | Prezantime ne Kongrese | Lajme | AWN ne Media | Antarsim | Kontakto | Foto | Site Map


Back to content | Back to main menu