Albanian Women Network - Rrjeti Global i Gruas Shqiptare

Search

Go to content

Kongresi Mbarekombetare ne Londer

Lajme

Me 2-4 Mars 2012 u mbajt Kongresi Mbarekombetare i Gruas Shqiptare nė Londėr.

Qėllijmet e Kongresit ishin:

Nxitja dhe fuqizimi i bashkėpunimit mbarėkombėtarė pė zhvillim ekonomik, paqe, prosperitet dhe integrim tė vėndeve tona amėtare nė familjen Evropianei dhe fuqizimi i Diasporės Shqiptare pėr kontribim nė zhvillimin ekonomik tė gjithė trevave Shqiptare nė Ballkane Gjuhės dhe pasurisė kulturore Shqiptare nė Diasporėi Gruas Shqiptarė nė kėtė nismė madhore pėr tė qėnė forcė e madhe lėvizėse pėr zhvillim ekonomik, paqe dhe prosperitet

Nė Konference morėn pjesė Ambasadori i Shqiptarėve, i Dėrguari me punė i Republikės sė Shqipėrisė nė Mbretėrinė e bashkuar, z. Mal Berisha sė bashku me bashkėshorten e tijė Znj. Donika Berisha; Ambasadori i Republikės Kosovės nė Mbretėrinė e Bashkuar, Z. Muhamet Hamiti; pėrfaqėsues tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, zv. Kryeministrja Edita Tahiri; Parlamentarja e Republikės sė Kosovės Dr. Flora Brovina; Z. Avni Dervishi, Kėshilltarė i lartė politik pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtarė pėr Zv/Kryeministrin e Kosovės Z. Behgjet Pacolli; Z. Lulzim Dragusha, Kėshilltarė i Ministrit tė Diasporės nė Republikėn e Kosovės, Z. Ibrahim Makolli; Dr. Mirela Oktrova, Drejtoreshė e Televizionit Shqiptarė (TVSH), pėrfaqėsues tė Pushteteve Lokale tė Kosovės dhe Shqipėrisė.

Pjesmarrėsit nė Konferencė erdhen nga tė gjitha trevat Shqiptare nė Ballkandhe nga e gjithė Diaspora Shsqiptare.
Puna e Konferencės u hap me 2 Mars ne darkė, me takimin ‘Rrjet Biznesi’, ku u krijua mundėsia e shkėmbimit tė ideve tė ndryshme nė grupe apo me 1-1, u krijua mundėsia e krijimit tė rrjeteve mė tė gjėra njohjesh mes pjesmarrėsve nga shtete tė ndryshme dhe atyre qė jetojnė nė Angli.

Me 3 Mars ishtė dita programit tė ngjeshur tė Konferencės, ku u mbushėn sallat e hotelit ku u mbajt Konferenca me Shqiptarė nga anė e mbanė bota duke krijuar nje miniature tė bukur dhe lartėsuar Shqiptare, dhe nuk ishte vetėm konferenca e Gruas Shqiptare, por platforma e bashkepunimit gjithėpėrfshirės kombėtarė Shqiptarė.

Konferenca u hap me mirėseardhjen e ngrohtė nga Znj. Lida Rragami, Presidente dhe Themeluese e Albanian Women Network (Organizata e Gruas Shqiptare) dhe organizatorja e kėtij aktiviteti. Pastaj u pasua me prezantimin e Znj. Rragami me temėn: “Krijimi dhe Fuqizimi i Bashkėpunimit Mbarėkombėtarė pėr zhvillim ekonomik dhe pėr integrim nė familjen Evropiane – Elementėt e domosdoshėm tė suksesit dhe rekomandimet pėrkatėse.”

Znj. Rragami e hapi prezantimin e sajė me njė pėrmbledhje tė gjėndjes sė ekonomisė Globale, situata sot dhe pozicioni qė zė Shqipėria dhe Kosova nė kėtė sfidė. Ajo u perqėndrua nė faktin qė ndonėse po bėhen investime nga bota nė Shqipėri dhe Kosovė, pėrsėri nuk janė nė nivelin qė duhej tė ishin duke patur parasysh pozicionin gjeografik, potencialin turistik dhe pasuritė natyrore tė vendeve tona.

Znj. Rragami theksoi dhe analizoi faktorėt kryesorė tė zhvillimit ekonomik dhe tė rritjes sė mundėsive investuese siē janė: Bashkėpunimi mbarėkombėtarė, Diaspora Shqiptare, Fuqizimi i Gruas dhe pjesė e pandarė puna e Qeverisė sė Shqipėrisė dhe Kosovės.
Ajo theksoi se pa njė bashkėpunim mbarėkombėtarė me frymėn e shėndoshė, pa njė platformė globale nuk ka bashkėpunim tė sukseshėm. Ajo theksoi se bashkėpunimi duhet tė jetė nė tė gjitha sferat e jetės shoqėrore dhe ekonomike.

Znj. Rragami lanēoi dhe prezantoi kėtė platformė globale, qė do jetė pika dhe ura lidhėse mes gjithė Shqiptarėve kudo qė ndodhen, do jetė hub dhe mjeti mundėsues pėr bashkėpunim, fuqizim rrjeti per zhvillim ekonomik dhe investime: “Shqiptarėt pėr Ndryshim dhe Integrim” (Albanian for Change and Integration – ACI), tashmė e ligjėruar nė Mbretėrinė e Bashkuar dhe ne proēes tė hapjes sė nėn-degėve nė Diasporė (mbi 10 shtete pėrfhsirė kėtu tė gjitha trevat Shqiptare nė Ballkan). Kjo platformė do mbulojė hallkat shoqėrore dhe ekonomike tė bashkėpunimit dhe do jetė pika lidhėse globale pėr gjithė Shqiptarėt pėr tė nxitur zhvillimin ekonimik, shkėmbim ideshė dhe projektesh, pėr tė mundėsuar replikimin e modeleve tė sukseshme dhe pozitive nė vendet e tjera, pa dallim kufinjėsh apo largėsish gjeografike.

Zj. Rragami u ndal gjatė nė Diasporėn Shqitare, duke theksuar se ajo ėshtė njė ndėr elementėt kyē tė suksesit tė shvillimit ekonomik dhe prosperitetit tė Shqipėrisė, Kosovės dhe gjitha trevave tė tjera Shqiptare nė Ballkan. Ajo theksoi se Diaspora ėshtė nė dy kategori: brezi i lindur dhe rritur nė trojet Shqiptare dhe brezi i ri (femijėt e brezit tė parė). Brezi i dytė i Diasporės ėshtė ai qė kėrkon investimin tonė qė tė ruajmė gjuhėn dhe atdhedashurinė, pasi ata do jenė investitorė tė fuqishėm nė Ballkan pas 5-10 vite, dhe tė ruhen si qėnėsi kombėtarė, ndonėse nė diasporė.

Pėrsėri nė pjesėn e Diasporės, Znj. Rragami theksoi se e vetmja mėnyrė qė tė ketė njė bashkėpunim sa mė efektiv dhe frytdhėnės mes Diasporės dhe Dikastereve tė Diasporės nė Shqipėri dhe Kosovė ėshtė qė tė ketė tryeza tė rumbullakėta bisedimesh dhe pune mes Diasporės qė do pėrfaqėsohet nga Kėshilli i Diasporės, (pjesė e ACI - Shqiptarėt pėr Ndryshim dhe Integrim). Ajo u bėn thirrje intelektualėve Shqiptarė qė duan tė pėrfshihen dhe te kontribuojnė, tė jenė pjesė e kėtij Kėshilli, i cili do ketė pėrfaqėsues nga ēdo shtet. Pėr mė shumė detaje mund tė kontaktoni me e-mail nė
lida.rragami@albwnet.org.

Znj. Rragami theksoi vakumin momental qė ekziston mes Diasporės Shqiptare dhe Shteteve tona amtare, dhe vuri nė dukje trekėndėshin e mundėsimit tė urės lidhėse: Kėshillit tė Diasporės (pjese e ACI), Dikastereve tė Diasporės (Ministria e Diasporės nė Kosovė dhe Drejtoria e Diasporės nė Ministrinė e Jashtme nė Shqipėri) dhe Ambasadave tona nė vendet pėrkatėse. Ajo doli me njė plan pune konkret me afat kohor dhe pėrgjegjėsi tė qartėsuara, pėr tė vėnė nė vijė dhe pėr tė implementuar modelin e punės.


Duke qėnė akoma te pjesa e Diasporės, Znj. Rragami doli pėrsėri me pika konkrete pune me afat kohor dhe pergjegjėsi pėrkatėse pėr Gjuhėn Shqipe nė diasporė, ku pėrgjegjėsitė bien mbi Dikasteret e Diasporės, Ministrite e Arsimit, Ambasadave tona dhe Diasporės. Ajo theksoi krijimin e modelit nė Angli me Ambasadorin Shqiptare Z. Mal Berisha, dhe pastaj replikimin e tij nė vėnde tė tjera.

Si element kyē i zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit, Znj. Rragami theksoi Fuqizimin e Gruas Shqiptare. Si pjesė e kėtij procesi ajo bėri tė ditur publikisht qė do mbahen 9 Konferenca tė gruas, por tashmė nė Ballkan. Kėto Konferenca do jenė si pjesė e Samitit Global tė gruas dhe do pėrfundojnė me 1 Gusht 2012. Kėto Konferenca kanė pėr qėllim fuqizimin e Gruas, familjes dhe rezultatet e kėtyre Konferencave do dėrgohen nė Kombet e Bashkuara me 1 Shtator 2012, si pjesė e informacionit Global pėr gruan, pėr t’ju dhėnė kėtyre institucioneve qė tė krijojnė projekte konkrete dhe tė ndėrhyjnė aty ku duhet me shumė punė pėr tė sjellė paqe, prosperitet, rritje mundėsish dhe ruajtje tė tė drejtave njerėzore. Pikat ku do bėhen kėto Konferenca janė: Shqipėri (Tropojė, Tiranė, Sarandė), Kosovė (Mitrovicė dhe Prishtinė), Maqedoni (Tetovė), Mal i Zi (Ulqin), Serbi (Preshevė) dhe njė nė trevat Ēame (zona e saktė pėr tu pėrcaktuar). Tė gjitha Konferencat nė trevat Shqiptare do bėhen nė bashkėpunim me gratė Shqiptare qė jetojnė nė kėto vende. Pėr mė shumė informacion, ju lutemi kontaktoni nė
admin@albwnet.org.

Znj. Rragami e mbylli prezantimin e sajė mė njė pėrmbledhje tė planit tė punės, pėrgjegjėsitė dhe afat kohor pėr tė gjithė ata qė do kenė pėrgjegjėsitė pėr tė krijuar modelet e suksesit, implementimin dhe replikimin e tyre. Ajo ju drejtua psemarrėsve me njė pyetje: “ Pse po e bėj gjithė kėtė pune dhe kush ėshtė pas gjithė kėtij organizimi mbarėkombėtarė?”, dhe tha keto fjalė mbyllėse: “ E bėj pėr fėmijėt e mi, pėr fėmijėt tuaj. Historia jonė Kombėtare ėshtė mijėra vjeēare, secili nga ne jeton maximumi njė jetė 100-vjeēare. Ku largohemi nga kjo jetė nuk marrim dot me vete as pasurinė e vėnė, as paratė e vėna. POR, nėse nuk bashkepunojme pėr zhvillim dhe prosperitet, atherė nga kjo jetė do marrim me vete shansin dhe mundėsinė qė fėmijėt tanė tė kenė njė jetė mė tė mirė se ne dhe do u’a largojmė dėshirėn e madhe tė jetojnė apo tė kthehen nė vendet tona Amėtare nė Ballkan. Unė nuk pranoj kėtė pėrgjegjėsi morale, dhe nuk duhet tė bėjmė gabimet qė janė bėrė nga disa nga udhėheqėsit tanė tė mėparshėm, ēmime tė cilat vazhdojmė ti paguajmė ne si Komb!”

Prezantimi i dytė u bė nga Ambasadori i Shqiptarėve nė Mbretėrinė e Bashkuar, i ngarkuari me punė Z. Mal Berisha, ku pėrshėndeti pjesmarrėsit, organizatorėt e Konferencės, Lida dhe Luan Rragamin dhe foli rreth rėndėsisė sė ruajtjes sė Gjuhės Shqipe. Ai solli njė shėmbull konkret, ku vlerat dhe kultura Shqiptare janė tashmė pjesė edhe e reportereve muzikore nė sallat mė prestigjoze tė artit muzikor nė Londėr, ku njė kompozitore e muzikės kalsike hapte dhe mbyllte kolazhin e sajė me pjesė nga Moxart dhe Stinėt e Vivaldit, por nė zemrėn e kolazhit kishte ‘Stinėt Shqiptare’, muzike klasike me motive Shqiptare dhe siē u shpreh Z. Berisha, nė atė sallė prestigjoze, muzika ‘foli’ Shqip.

Z. Berisha, foli gjithashtu pėr rėndėsinė e bashkepunimit pėr zhvillim ekonomik, rolin e Gruas dhe pėrkrahjen qė Ambasada Shqiptare do japė nė kėtė nismė madhore. Ai vleresoi Konferencen si njė veprimtari shumė tė rėndėsishme nė valėn e Kremtimit tė 100 vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Fjalimi i Z. Berisha u pasua nga Ambasadori i Republikės sė Kosovės Z. Muhamet Hamiti, ku pėrshendeti pjesmarrėsit dhe aktivitetin.

Zv. Kryeministrja e Republikės sė Kosovės Dr. Edita Tahiri foli gjerėsisht pėr rolin e Gruas Shqiptare nė Shekullin e 21-tė, sukseset dhe sfidat dhe u ndal me konkretisht nė rolin e Grave nė pushtet, tė cilat, theksoi ajo, sapo marrin detyrėn harrojnė qė duhet tė mbėshtesin tė gratė e tjera pėr tė patur po tė njėjtin sukses. ZVKM propozoi gjithashtu qė 8 Konferencave tė Gruas qė do bėheshin nė Ballkan ti shtohej dhe njė zonė nga Ēamėria, propozim i cili rriti numrin e Konferencave nė trevat Shqiptare nė Ballkan nė 9-tė.

Dr. Flora Brovina, parlamentarja e Republikės sė Kosovės, bėri njė fjalim motivues pėr ecurinė e femrės Shqiptare nė njė Kosovė Shtet, sukseset, arritjet, vėshtirėsitė dhe sfidat. Ajo u shpreh qė Znj. Rragami na krojoi nė mes tė Londrės njė ‘Shqipėri’ tė vogėl dhe ku mė mirė duhej tė ndodhte kjo sesa nė tokėn Angleze ku para 99 vitesh u vendos tė ndahej Kosova dhe trevat e tjera Shqiptare nga Kosova.

Para sė tė mbyllej seanca e parė e Konferencės, qė do pasohej nga dreka dhe seanca e dyte e prezantimeve, u shpėrndanė cmime pėr disa gra qė shihen si figura dhe modeli i femrės Shqiptare nė jetėn Shoqėrore, prefesion, art, politikė etj.
U nderua me ēmim Dr. Flora Brovina, si femra Shqiptare heroinė dhe model e njohur gjatė luftės sė Kosovės, pėr sakrificat pėrsonale dhe familjare, mbijetimin dhe tashme pishtare e Demokracisė nė njė Kosovė tė lirė, si dhe njė shkrimtare e talentuar.

ZVKM Dr. Edita Tahiri u nderua me ēmim pėr rolin e gruas nė politikė.

Zonja e nderuar dhe kėngėtarja e talentuar Alida Hisku u nderua me ēmimin e Artit pėr arritjet e saj nė fushėn e muzikės, duke qėnė fituese e shumė ēmimeve vite me radhe nė festivalet e kėngės nė Shqipėri nė vitet ’70-’80, deri sa karriera e sajė u nda mė dysh nga sigurimi i shtetit dhe Partia Komuniste pėr idetė e sajė, duke lėnė dy fėmijė tė vegjėl, ku me i vogli ishte vetėm 7-muajsh. Ndonėse u godit nga jeta nė burgjet komuniste, ku dhunimet dėgjoheshin dhe mbyteshin nga betoni i qelive, ajo mbijetoi dhe jo vetėm kaq, vazhdoi karrierėn e sajė dhe ishte ajo qė mbėshteti luftėn e Kosovės mė ndihma ushqimesh dhe rroba, duke dėrguar 5 aeroplana me ndihma, vlera e tė cilave shkonte mbi gjysmė milioni Eurosh. Alida, e emocionuar, pėrshėndeti tė gjithė pjesmarrėsit dhe Znj. Rragami dhe vlerėsoi dhėnien e ēmimit dukė thėnė qė kjo ishte njė ditė e veēantė dhe e paharruar pėr tė.

Dr. Flora Brovina solli dhuratė pėr Lida Rragamin nė emėr tė grave nė Kuvend tė Republikės sė Kosovės.

Aferdita Xheladini solli njė dhuratė pėr Lida Rragamin nė emėr tė Shoqatės ‘Nėnė Tereza’ dhe Shoqatės Kulturore “Nermin Vlora Falaschi” nga Heidelbergh, Gjermani.

Mesuesit e palodhur tė gjuhės Shqipė nė Angli u mirėnjohėn pėr punėn e tyre tė shkelqyer dhe te palodhur me medalje, konkretisht: Zyra Elezi, Mirjeta dhe Ismet Pali, Nexhmije Ahmeti, Anila Zeqiri, Sanie Pali, Silva Daci, Luan dhe Lida Rragami.
Koha e drekės ju dha mundėsi pjesmarrėsve tė bisedonin, krijonin njohje dhe rrjete mė tė mėdha shoqėrore dhe bashkėpunimi, si njė ndėr qėllimet kryesore tė konferencės.

Seanca e dytė e Konferencės u pasua me prezantime mjaft motivuese, dhe u hap nga Z. Avni Dervishi, Kėshilltarė i lartė politik i ZVKM Z. Behgjet Pacolli. Z. Dervishi trajtoi temen “Fuqizimi i Gruas – Si munden grate te pershpejtojne procesin e integrimit? Fuqizimi i Gruas nė Politikė – A sjell zhvillime tė qėndrueshme?”. Ai foli gjėrė dhe me statistika rreth fuqizimit tė gruas dhe rolit tė sajė qeverisės, si dhe fuqizimin e sajė si hallkė e rėndėsishme e integrimit tė vendeve tona nė familjen Evropiane.

Dr. Mirela Oktrova, Drejtoreshe e televizionit Shqiptarė TVSH, trajtoi temėn: “Risk, sfidė apo shans – profili mediatik i gruas shqiptare nė perspektivėn e objektivave gjinorė tė mijėvjeēarit (Analizė dhe perspektiva)”, duke i bėrė njė analizė tė hollėsishme zhvillimit tė Shoqėrisė dhe Gruas nė epoka tė ndryshme.

Znj. Leonora Visoka Weller bėri njė prezantim motivues duke kapur temėn “Tranzicioni i Femrės Shqiptare nė 20 vitet e fundit dhe imazhi i sajė nė botė. Ēfarė do tė thotė tė jesh Grua Shqitpare nė shekullin e 21-te”. Leonora ishte objektive nė diskutimin e sajė dhe realiste pėr gjendjen e gruas sot, pozicionin e sajė dhe ēfarė pritėt tė bėhėt me shumė nga qeveritė pėr tė mbėshtetur zhvillimin e sajė, pėrfshirė ketu gratė qė marrin pozita qeveritare, tė cilat duhet tė bejnė mė shumė pėr tė ndihmuar gruan.

Z. Luan Rragami trajtoi temėn “Roli i burrit dhe shoqėrisė nė pėrkrahjen pėr pėrparimin e femrės Shqiptare. Tabutė dhe pengesat kryesore. Rekomandimet pėr tė mbėshtetur ndryshimet nė rolin dhe poziten e gruas Shqiptare pėr zhvillim ekonomik dhe shoqėror”. Prezantimi i tij u prit me shumė interes, pasi ai po fliste nga ‘opozita’ e gruas, duke theksuar faktin qė mentaliteti ynė shoqėror, nė pėrgjithėsi, e ndrydh femrėn dhe ecurinė e saj. Ai theksoi se femra duhet tė ndėrgjegjėsohet pėr tė drejtat e sajė, por dhe pėr tė ‘drejtat’ qė burri mund tė ketė mbi tė, pėr tė mos lejuar violencėn dhe abuzimin, i cili mund tė jetė verbal apo fizik. Ai theksoi se ēelėsi i suksesit tė femrės qėndron nė forcėn e saj mendore, ndergjegjėsimin dhe guximin e sajė pėr tė ndryshuar ato qė pengojnė pėrparimin.

Znj. Teuta Halili ngriti zėrin e gruas me aftėsi tė kufizuara, tabutė e shoqėrsiė, ndryshimet qė duhen bėrė dhe punėn e sajė tė madhe nė kėtė drejtim.

Znj. Remzie Duli dhe Adelina Toplica, secila trajtuan temen fuqizimit tė familjes, nėnės, Komunitetit dhe nxitjes sė atdhedashurisė.

Znj. Dava Gjoka pėrshendeti pjesmarrėsit dhe aktivitetin, duke pėrcjellė motivimin qė Konferenca i dha, tė koleget e sajė nė Itali.

Pas Seancave tė prezantimeve, Konferenca vazhdoi me tre seminare edukuese: (1) Arti i udhėheqjes dhe ndertimi i profilit personal – nga Shona Rowan; (2) Gruaja dhe Fuqia Mediatike, nga Dr. Mirela Oktrova; (3) Si tė fillojmė njėbiznes dhe tė ndėrtojmė rrjete njohje pėr sukses, nga Sue Tonks.

Gjatė gjithė ditės sė Konferencės, ishtė njė sallė e dedikuar pėr Ekspozitėn e Krijuesve Shqiptarė, disa pėr tė pėrmendur: foto nga lufta e Kosovės (150), nga Dr. Mirela Oktrova; Piktura nga femijet Shqiptare tė rritur nė Angli Enriko dhe Stela Gjeta; Libra nga autorė tė ndryshėm si Z. Mal Berisha, Fatmir Terziu, Vitore Stefa Leka, Alida Hisku, Mardena Kelmendi; Koleksion muzikor nga tė talentuarat Alida Hisku dhe Alma Hyska-Civeja.

Konferenca e ditės u mbyll nė darkė me njė koncert madhėshtor dhe argėtues live deri nė mesnatė me kėngėtaret e njohura dhe tė talentuara Alida Hisku, Alma Hyska dhe Benita Pula ku ndezen sallėn dhe u shoqėruan me valle dhe kercime energjike tė pjesmarrėsve nėn tingujt e zerave tė tyre tė embėl.

Ne darkė u dhanė tufa me lule pėr pjesmarrėsen nga Sllovenia Ganimete Shala; pjesmarrėsen nga Kamenica, Gjilani- Besa Hoxha; dy asisitentet nė konferencė: Hatixhe Lamnica dhe Silva Daci; Aferdita Xheladini pjesmarrėse nga Gjermania; dhe Liri Mustafa si pjesmarrėse nga Italia dhe prezantuese e Koncertit tė darkės.

Dita e tretė e aktivitetit filloi me vizita turistike nė Londėr dhe pasdite, Ambasada Shqiptare organizoi nje pritje tė shkėlqer pėr tė gjithė pjesmarrėsit me njė koktej. I ngarkuari me punė z. Mal Berisha pėrshėndeti mysafirėt dhe shprehu nderin dhe kėnaqėsinė qė kishtė prezencėn e shqiptarėve nga treva tė ndryshme, duke theksuar se Konferenca e Gruas Shqiptare ishte aktiviteti mė i rėndėsishėm qė ka bėrė qė nga caktimi i tij nė detyrėn e tij tė re.

Dr. Flora Brovina falenderoi Z. Berisha pėr ftesėn dhe i uroi punė tė mbare dhe suksese nė detyrėn e tij tė re. Falenderoi Znj. Lida Rragami pėr Konferencėn dhe suksesin e sajė.

Znj. Lida Rragami falenderoi tė zotin e shtėpisė Z. Berisha pėr ftesėn dhe pritjen e mirė, qe po krijonte nje mbyllje tė shkelqyer pėr njė Konferencė madhorė mbarėkombėtare 3-Ditore. Ajo u shpreh, qė si qėllim i Konferencės ka qėnė nxitja e Bashkėpunimit mbarėkombėtarė nė tė gjitha sferat, dhe Konferenca, pėrvecėse planit tė detajuar tė punės dhe temave mjaft tė mprehta, ka krijuar hapėsira bashkėpunimi. Dhe vetė Konferenca ka shėrbyer si njė model pėr bashkėpunim, e cila doli me sukses dhe tregoi rezultatet pozitive tė para. Ajo theksoi se vetem duke bashkepunuar, duke qėnė tė sinkronizuar dhe tė ko-ordinuar, duke qėnė nė unitet pėr zhvillim ekonomik, do arrijmė tė bėjmė Shqipėrinė dhe Kosovėn modelin pozitiv Ekonomik nė Ballkan, Evropė dhe Botė.


Faqja Kryesore | Rreth AWN | Projektete e AWN | Harta e AWN | 8 Kongrese - 8 Muaj | Prezantime ne Kongrese | Lajme | AWN ne Media | Antarsim | Kontakto | Foto | Site Map


Sub-Menu:


Back to content | Back to main menu